Skip to content

Grida Duma entuziaste pas dorëheqjes së Bashës

Nënkryetarja e dorëhequr e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas largimit të Lulzim Bashës nga posti i Kryetarit të PD-së.

Më anë të një statusi në Facebook, Grida Duma thekson se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës PD mund të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe.

“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe!

Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka!”, thekson Grida Duma.