Skip to content

Vuçiç: Një përgjigje për Albin Kurtin dhe Gjukanoviçin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Serbia do t’i përgjigjet Prishtinës dhe Malit të Zi.

Ai, në një tubim parazgjedhor në Kikinda tha se temë e seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të jenë të gjitha pasojat e luftës në Ukrainë dhe gjithçka që po ndodh në Evropë dhe në botë.

“Gjukanoviç ndaloi votimin në Berane dhe vende të caktuara për zgjedhjet tona, qeveria e Kurtit kërkoi që ne të njohim pavarësinë e Kosovës për të organizuar votimin. E dini se çfarë përgjigje do të marrin, përgjigja e njerëzve seriozë dhe të përgjegjshëm, por do të ketë pasoja të mëdha”, tha ai, përcjell B92.

Vuçiq bëri parashikime të këqija për vazhdimin e konfliktit në Ukrainë dhe vlerësoi se nuk përjashton konflikte shumë më të mëdha se vetëm dy vende.

“Duhet të bëjmë çmos që njerëzit e papërgjegjshëm të mos na tërheqin në diçka të tillë”, përfundoi ai.