
Janë larguar nga vendi ynë drejt SHBA-ve 212 shtetas afganë, të cilët u mirëpritën në Shqipëri, pas luftës në vendin e tyre.
Në Rinas ata janë përcjellë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka.
“Në Rinas, bashkë me Ambasadoren Yuri Kim, në ceremoninë e përcjelljes drejt SHBA të 212 qytetarëve afganë.
Bashkë me 2 400 bashkëkombas të tjerë, ata i ikën luftës dhe për muaj të tërë u mikpritën në Shqipëri”, shkruan Xhaçka në postimin e saj në rrjetet sociale.
Ndërkohë që në njoftimin e ambasadës thuhet: Një avion me afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, pasi gjetën strehim në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takuan me afganët përpara nisjes dhe i përgëzuan ata për kurajon e tyre.
Ambasadorja Kim falenderoi popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve si vendi i parë që u hapi atyre dyert vitin e kaluar. Populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
