Skip to content

Riaktivizohet fuqishëm zjarri në Tropojë, flakët favorizohen nga erërat e forta, rrezikohen edhe banesat (FOTO)

Pas shuarjes dhe neutralizimit të zjarrit në Kam të Tropojës është aktivizuar përsëri për shkak të erërave të forta.

Sipas Shërbimit të Pyjeve të Bashkisë Tropojë si rrjedhoje e riaktivizimit zjarri ka dalë jashtë kontrollit kjo e favorizuar dhe nga erërat e forta dhe rrezikohen banesat pasi zjarri po përparon me shpejtësi në dy krahë, nga Kami dhe Qorraj.

Po punohet me mjete rrethanore për ndalimin e përhapjes së flakëve drejt banesave ndërsa janë djegur sipërfaqe me kullota dhe dushk. Zjarri nuk është në zonat pyjore të mbrojtura thotë Shërbimi Pyjor i Bashkisë Tropojë.

Kërkohet ndërhyrje e specializuar nga forcat e MZSH për shuarjen dhe vendosjen nën kontroll të flakëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb