Berat

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 85 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një peshore elektronike.

Vihet në pranga 36-vjeçari që shpërndante lëndën narkotike të ndarë në doza.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se 1 shtetas shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan punën për kapjen e tij. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– D.H., 36 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 85 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko