Skip to content

Forcat ruse vazhdojnë sulmet në Kiev

Të paktën 4 persona janë plagosur në sulmet që forcat ruse kanë ndërmarrë që nga mbrëmë e deri më sot në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e 28-të dhe se forcat ruse vazhdojnë sulmet e tyre ndaj Kievit.

Në sulmin që forcat ruse kryen në lagjen Nyvky të Kievit u dogjën dhe u bënë të papërdorshme dy shtëpi.

Në lajmet në shtypin ukrainas thuhet se që nga mbrëmë forcat ruse vendosën në objektiv disa rajone, përfshirë një qendër tregtare në Kiev.

Në sulmet e kryera në Kiev thuhet se janë plagosur të paktën 4 persona.
Burimi: AA