Skip to content

Vendimi i Kurtit kundër vendeve të QUIN-it, analisti Dritëro Arifi: Serbia nuk mund të zhvillojë zgjedhje në territorin e Kosovës pa marrëveshje mes dy vendeve!

Analisti Dritëro Arifi gjatë një lidhje në Skype për “Fax News” ka komentuar zgjedhjet në Serbi dhe vendimin e Kurtit i cili i ka dalë kundër vendeve të QUIN-it.

Gjatë fjalës së tij, Arifi theksoi se Serbia duhet të bënte kërkesë zyrtare ndaj qeverisë së Kurtit për të arritur një marrëveshje mes dy palëve, pasi në të kundërt nuk mund të zhvillohen zgjedhjet serbe në territorin e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës e ka bërë të qartë edhe më herët që nëse Serbia të zhvillojë zgjedhje në Kosovë duhet btë kërkojë një marrëveshje me qeverinë e Kosovës për të cilin duhet të akordoheshin dy palët, Kosova nuk ka refuzuar por realisht Serbia nuk ka kryer kërkesë. Tashmë qeveria e Kosovës nuk do të lejojë të zhvillohen zgjedhje sipas modelit të mëhershëm. Nëse do të kishte marrëveshje Kosova do të lejonte që zgjedhjet të zhvilloheshin në shkolla apo institucione të ndryshme. Serbia nuk e shikon si shtet dhe ky është gjithë problemi që e kemi 21 vite pas luftë apo 14 viteve pas shpalljes së pavarësisë. Vendet e BE duhet ta dinë që Kosova është e pavarur dhe nëse nuk e pranojnë këtë fakt do të kemi probleme jo të balancuara. Deklarata e zëdhendësit të BE nuk ishte e balancuar pasi ai e akuzoi Kosovën për mosgatishmëri, Kosova nuk ka refuzuar thjesht ka bërë kërkesë.

Qytetarët serb në Kosovë nuk do të kenë mundësi të votojnë. Kjo ishte qëllimi por nëse do të kishin bërë kërkesë zyrtare kjo do të ishte de fakto njohje e Kosovës si territor. Serbia duhet të distancohet nga e kaluara e saj kriminale gjatë luftërave në ish-jugosllavinë dhe respektivisht në Kosovë, nëse nuk ndodh kjo nuk do të kemi fqinjësi të mirë.

Reagimet e BE dhe vendet e QINT-it nuk janë në favor të Kosovës – Është e vërtetë që partnerët tanë ndërkombëtarët nuk janë ndiher mirë në këtë rast por ata duhet ta mbajnë një balancë për të ruajtur jo objektivitetin. BE duhet të kujdeset shumë për të mos bërë diskriminime për Kosovën. Vendet e QUIN-it dhe Bashkimit Europian dhe SHBA e kanë njohur Kosovën si shtet në këto kufij atëherë duhet të respektojnë vendimet e një qeverie e cila është më demokratikja në rajonin perëndimor në raport me Serbinë. Qeveria e Kosovës në një farë mënyrë po vlerëson vlerat e BE”, u shpreh Arifi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb