Skip to content

Pas dorëheqjes së Bashës, zbulohet lëvizja e radhës në PD

Partia Demokratike pritet të mbledhë mbrëmjen e sotme kryesinë e Partisë.

 

Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 19:00. Në mesazhin e sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi, thuhet se situata e brendshme në parti do të jetë në rend të ditës.

 

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, sot në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend dite diskutimin mbi situatën e brendshme ne Parti”, thuhet në mesazhin e Bardhit drejtuar anëtarëve të Kryesisë.