Skip to content

Kriza brenda PD-së, analisti Plator Nesturi: Zëvendësimi i menjëhershëm i Bashës me Sali Berishën do të sillte pasoja të mëdha, ja arsyeja…

Analisti Plator Nesturi i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për krizën që po kalon PD-ja dhe për dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Sipas tij, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj po bëhet një faktor i rëndësishëm në PD i cili është një lojtar i fortë që la si pasardhës Basha. Nesturi thekson se zëvendësimi i menjëhershëm i Bashës me Sali Berishën do të sillte pasoja të rënda për PD-në për faktin që ish-lideri historik është shpallur non grata nga SHBA.

“PD është në kuotat më të ulta historike. Problemi është pas një viti do jetë më ulët apo do të ngrihet? Cështja është cfarë po bëhet jo vetëm me PD por edhe me opozitën në përgjithësi, kemi një krizë të thellë. Realisht dorëheqja e Bashës është një element me të panjohura, kush mendonte se largimi i Bashës do t’i hapte rrugën bashkimit e dy palëve të përcara në PD. Realisht kemi të bëjmë saqë është hedhur shumë vrer mes dy grupeve pasi eksiton një fushë e minuar mes dy palëve. Ka shumë elementë që po dalin në dritë. Deri tani kemi përmend faktin i Bashës dhe Berishës. Por kam përshtypjen se ka dalë një faktor i ri, pra Alibeaj i cili hë për hë nuk e po e quajnë lojtar por ai është një lojtar i fortë duke i ngrirë buzëqeshjen pjesës së foltores. Është një politikan që ka ambiciet e veta.
Këtu harrohet fakti që gjithë këto muaj kanë sjellë krizën e madhe të PD që nuk ishte prej zgjedhjesh apo pse u largua Berisha, por kriza ishte aty brenda por mori tone të acarta për shkak të përjashtimit të Berishës. Basha e ka bërë dorëheqjen njësoj si Berisha duke i dhënë shansin që të riciklohet sërish, ai e ka lënë pjesën e vet rikthimin. Duket se do të ketë dinamika. Duket se grupi i foltores do ta pushtojë dhe të zhdukë cdo elementë që e lidh me Bashën brenda partisë, kjo nuk do të prodhojë asgjë të mirë brenda PD. Përkundrazi do të shtojë akoma edhe më shumë rezistencën e atyre që kanë mbështetur Bashën. Zëvendësimi i menjëhershëm i Bashës me Berishën do të sillte pasoja të rënda për fatin e PD, kur dihet edhe cështja Non Grata e Berishës.

Fundi i një cikli biologjik të PD? “Fundi biologjik dhe shkrirja e partisë është kur ajo fillon humbet identitetin e vet dhe besueshmërinë e saj. Fakti që kjo nuk ka ndodhur është se nuk kemi krijuar ndonjë parit të re politike që t’i marrë dhe ti bëjë të veta ajo ideale me të cilat PD kishte peshën e saj elektorale. Edhe lidershipi dhe pragmatizmi kanë problemin e vet”, tha Nesturi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb