Skip to content

VIDEO/ Prej më shumë se 1 ore i bllokuar, u desh që makina të “ndahej në dysh” për të nxjerrë shoferin e plagosur në Fushë Krujë (EMRI)

Fax News ka siguruara pamjet e aksidentit masiv të ndodhur në aksin Fushë Krujë-Thumanë ku siç u raportua në filli, kanë mbetur të plagosur 3 persona pr të cilët mësohet se janë në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Fax News, bëhet me dije se është punuar rreth një orë për të nxjerrë nga makina drejtuesin Dejvi Allamani i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës.

Lidhur me aksidentin policia ka dalë me një njoftim zyrtar ku konfirmohet se sapo ësthë bërë nxjerrja e Dejvi Allamanit ndërsa edhe 3 persona të tjerë janë lënduar.

Njoftimi i Plotë:

Krujë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me automjetin me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikses po nxjerrin 3 të lënduarit e tjerë nga automjetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb