Skip to content

“Basha është një humbës”, Arben Meçaj në “Aktualitet”: Demokratët kishin planin e “fshehtë” për të sjellë Berishën në krye të PD-së!

Inxhinieri Arben Meçaj i ftuar në emicionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo ka folur për krizën e PD-së dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Meçaj theksoi se demokratët kishin planin e “fshehtë” për të sjellë Berishën në krye të Partisë Demokratike. Sipas Meçaj, Basha nuk ka qenë kurrë lider dhe fundi i tij prej humbësi ishte i parashikuar.

“Analiza në PD nuk bëhet në këtë mbledhje. Këta nuk e shpjegojnë situatën në PD që është e lidhur me një faktor shumë të rëndësishëm që duhet të fillojë në një moment më të hershëm dhe si do të jenë zhvillimet dhe për të kuptuar ç’ishte kjo që ndodhi. Tani këta pretendojnë për bashkim por arsyen nuk e zënë në gojë për këtë ndarje? Mos ishte një lojë e madhe që në finale të triumfonte Berisha që të vijë në krye të PD-së. Tani thotë të bashkohemi të bashkohemi, po lind pyetja përse u ndatë? Kauza e Berishës është e njëjtë, non grata vazhdon përfundimisht Berisha është Non grata por ky grup deputetësh donin të sillnin Berishën në krye të PD-së.

“Ne sot në politikën shqiptare bëjmë çudira, humbësi i zgjedhjeve shpallet fitues i zgjedhjeve. Gjithë beteja e një procesi që duhet të ketë tjetër objekt është tani që Berisha fitoi. Ta them unë përse fitoi. Basha nuk ka qenë lider kurrë dhe një person që në 8 vite nuk ka dhënë imazhin e një lideri. Unë i kam thënë Bashës je i paftë. Kam kërkuar gjithmonë largimin e tij, dhe e kam thënë atëherë kur të tjerët nuk dilnin. PD me këtë lider nuk mund të ecë. Berishës më shumë se me pushtetin i intereson PD-ja”, u shpreh Meçaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb