Një prej të plagosurve në aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin Fushë Krujë-Thumanë, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Aksidenti ndodhi gjatë mbrëmjes së sotme ku sipas njoftimit të policisë dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar 4 të plagosur. Njëri prej të plagosurve ishte shoferi Dervish Allamani i cili u nxorr me vështirësi nga makina e tij. U desh më shumë se një orë që të nxirrej dhe të dërgohej në spital. Ndërsa ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës nga ky aksident i rëndë.
VIDEO/ Prej më shumë se 1 ore i bllokuar, u desh që makina të “ndahej në dysh” për të nxjerrë shoferin e plagosur në Fushë Krujë (EMRI)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
