Skip to content

Rrëfehet iniciuesi i gazësjellësit TAP: Historia e këtij projekti ishte për të sjellë energji nga Rusia

Naskë Afezolli është iniciues i projektit të gazësjellësit TAP, tubacionet e të cilit që sjellin gaz nga Azerbajxhani kalojnë edhe në Shqipëri dhe përfundojnë në Itali.

Në një lidhje me Skype për emisionin Opinion, Afezolli tregoi se si nisi historia e gazësjellësit TAP. Ai tregoi se projekti fillestar ka qenë për të sjellë energji elektrike nga Rusia.

“Historia e këtij projekti ishte për të sjellë energji elektrike nga Rusia dhe ne kemi ndenjur 3 muaj në Rusi dhe kemi negociuar me RAHO, le të themi KESH-i i Rusisë. Në atë kohë të gjithë shtetet e ish-KNER ishin të lidhura me frekuencën e Rusisë.

Rusia kishte interesa dhe ne kishim interesa, projektuam që të sillnim sasira kolosale. Pasi e mbaruam projektin u penguam nga Franca dhe 3 firma kryesore energjetike gjermane. Hoqëm dorë nga projekti. Përfundimisht u fut në Europë, erdhi nga SHBA liberalizimi i tregut të energjisë elektrike.

Unë u emërova si drejtor i burimeve të gjetjes së gazit. Morëm një vendim që të krijonim grupin e madh të gazit. Ne negociuam edhe me Algjerinë edhe me vendet arabe dhe na doli më me leverdi. Kontrata e parë shumëvjeçare u bë me Gazpromin, çmimet ishin të larta dhe nuk na dilte me leverdi.

Për herë të parë ne diskutuam dhe thamë që ka ardhur koha të shkëputemi nga gazi rus. Vizitën e parë ne e bëmë në Iran dhe kërkuam gaz. Në vitin 2003 më thërrasin drejtuesit e DASH dhe më thonë nëse vazhdoni me gazin e Iranit me ne s’keni punë.

Ne ju drejtuam Azerbajxhanit, takuam dhe qeverinë turke. Kur filluam anën tjetër, se ja kam paraqitur doktor Berishës që në vitin 2005, sa fitoi PD zgjedhjet unë kam ardhur në Shqipëri dhe i kam ky është projekti jonë. Edhe doktor Berisha ka lobuar fort për këtë projekt”, tha ndër të tjera Naskë Afezolli.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb