Policia shoqëron 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjensisë Shqiptare të Kadastrës në Sarandë. Sipas informacioneve, operacioni po vijon me kontrolle të shumta në disa prej banesave të këtyre shtetasve të shoqëruar.
Fax Web mëson se disa prej tyre janë marrë brenda zyrave ku po punonin. Deri më tani policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar, ndërsa operacioni është në vijim. Këto shoqërime kanë ardhur menjëherë pas deklaratës së bërë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Kujtojmë se pas deklaratave të bëra nga ministri i Drejtësisë, u shkri e gjithë administrata e kadastrës së Durrësit për shkak të pretendimeve lidhur me shkelje nëpër dosjet e qytetarëve.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
