Skip to content

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas motorrin, ndërron jetë drejtuesi i motomjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme. Sipas njoftimit të policisë, një automjet me drejtues shtetasin B.D ka përplasur një motomjet. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Njoftimi i Plotë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.03.2022, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin B. D., me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb