Sot në Faxnews ka qenë i ftuar inxhinieri i naftës Norvruz Limaj, i cili foli për situatën në vendin tonë ku nafta ka qenë kryefjalë.
Ai tha se sistemi i kaluar i ka dhënë shumë rëndësi naftës ndërsa pas viteve 90 nisi edhe privatizimi i rafinerive, që sollën pasoja të mëdha për ekonominë e vendit.
Sipas tij privatizimi i rafinerisë së Ballshit solli pasoja të mëdha për Shqipërinë.
Pjesë nga intervista:
Pse vuajmë për naftë?
Shqipëria është një vend naftë mbajtes dhe prodhues në Evropë dhe Ballkan, jemi të varfër në lidhje me naftë sespe aktualisht përvece ka rënë mënaxhimi i naftës.
Sistemi i kaluar i dha një rëndësi të madhe naftës dhe u arrit që nga viti 45, në vitin 1990 prodhimi ishte 1 milion e 1 00 mijë. Siguroi një industri të plotë të kompletuar ku brenda një cikli realizoi edhe problemin e rafinimit.
Kjo pasuri nëtokësore vinte në rafineri.
Këto produkte që prodhoheshin atëhere, plotësonin jo vetëm të vendit poe edhe eksporte, nuk kishte kot ajo parrulla atëhere, që nafta can bllokadën sepse siguronte fitime të mëdha, indsutri me efektivitet të lartë, me rënien e sistemit, edhe ekonomia e naftës filloi të binte.
Qeveria ndaloi të gjitha punimet për industrinë ë naftës, u mbyllën fare, ngeli vetëm sektori ai i nxjerrjes së naftës.
Filloi duke rënë prodhimi i naftës, specialistët e braktisën, u krijua një situatë e lirisë së tepruar edhe në naftë. 360 mijë vajti prodhimi i naftës në vitet 90 , dhe ca bën e dhane me shoqëri të huaja.
Në vitin 91 nisën këto negociata dhe u bë një punë shumë e madhe për tua prezantuar shoqërive të huaja, të mëdha, të etur për detin, por u çpuan edhe nja 6 puse, nuk rezultuan pozitiv.
Në vitin 2004 ishin në shfytëzim vendburimet e zbuluar nga sistemi i kaluar.
Nuk kishte më studime për të rritur prodhimin. Në vitin 2007-2008 nisën negociatat për vendburmiet iu dhanë shoqërive të huaja dhe atyre shqiptare.
…
/faxweb
