Skip to content

Rama jep “OK”, kush është drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (EMRI)

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Muhamet Rrumbullakun si Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Propozimi për emrin e Rrumbullakut është bërë nga ministri i Brendshëm Bled Çuçi.

Njoftimi:

EMËROHET DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AMP

Me propozim të Ministrit të Brendshëm, Kryeministri Rama ka emëruar Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, z. Muhamet Rrumbullaku.

Rrumbullaku ka një karrierë 29 vjeçare në strukturat e Policisë së Shtetit, ku për disa vite ka mbajtur postin e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike, ndërsa më parë ka drejtuar Policinë e Tiranës e disa qarqe të tjera.

Gjatë 3 viteve të fundit, ai ka drejtuar Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) duke orientuar punën për shndërrimin e këtij institucioni në nivelet e një institucioni bashkëkohor dhe me standardet më të larta europiane, punë e cila kulmon me miratimin në Kuvend të ligjit nr. 128/2021, i cili i hapi rrugë krijimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb