Në emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News ka mbërritur një mesazh gjatë debatit ku ishin të ftuar ndër të tjerë edhe përfaqësues së PD-së.
Në mesazhin që u lexua nga moderatori, Aulon Kalaja, thuhej se sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, po kërcënonte gjyqtarët që ditën e nesërme do të japin vendimin lidhur me Kuvendin e mbajtur në datën 11 dhjetor me nismën e ndërmarrë nga ish kryeministri Sali Berisha.
Aulon Kalaja: Tani që po flasim, më ka ardhur një mesazh ku më thonë se Sekretari i Përgjithshëm i PD, po kërcënon gjyqtarët në mënyrë që të mos marrin vendime në kundërshtim me dëshirën e tij.
Ish deputeti i PD, Igli Cara: Ne nuk bëmë deklarata, nuk duhet të fliste para vendimit të gjykatës, ky është një akt penal madje.
Aldo Bumçi: Ky kërcënim që ish sekretari sepse nuk është sekretar, sepse PD sot ka vetëm dy institucione të vërtetuara. Kjo është shumë e rëndë, e paprecendentë. Ky është produkt i 25 prillit. Mbas 25 prillit kemi të bëjmë qartësisht me projektin e shkatërrimit të opozitës zyrtare.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
