
Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e 9 marsit ku shtetasi Dilaver Idrizi dhunoi barbarisht dhe hodhi nga kati i 3-të bashkëjetuesen. “Fax News” mësoi nga burimet se 61-vjeçari ka qenë pjesë e strukturave së policisë së shtetit, duke shërbyer si shofer.
Zënkat mes çiftit kanë qenë të vazhdueshme, ndërkohe ata jetonin në pallatin ku ndodhi ngjarja prej rreth në viti me qira. Po ashtu nga ajo që është mësuar nga banorët, 61-vjeçari i ishte prezantuar me emër tjetër atyre, ndërsa emrin e vërtetë e kanë mësuar në media pas ngjarjes së rëndë.
Më 9 mars rreth ores 18:00 Dilaver Idrizi ka dhunuar dhe më pas ka hedhur nga kati i tretë bashkëjetuesen e tij pas një sherri banal për një mesazh urimi për 8 mars. Autori madje ka genjyer dhe njerëz të njohur duke i kërkuar të dhurojnë gjak për bashkëjetuesen pasi ka rënë nga ballkoni duke nderë rrobat. Dëshmia e vajzës së çiftit ka qenë kyçe për zbardhjen e ngjarjes.
Çifti kishte 2 fëmijë së bashku. Një vajzë rreth 22 vjeçe dhe nje djalë rreth 14 vjeç.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
