Sheshi i lavdisë 110 vjeçare të Pavarësisë së Shqipërisë nuk do jetë më.
Shndërrimi katastrofik i sheshit të Flamurit në Vlorë në një terminal autobusësh që do i shërbejë ndërtesës gjigante që dikur u tha se do të shkatërrohej.
Shkatërrimi i historisë dhe heshtja e të gjithëve. Qytetarët shprehen mjaft të shqetësuar për këtë situatë duke thënë se po zhduket historia e kombit.
“Nuk na pëlqen, e kanë kthyer në ndërtesë. 110 vite ka si i tillë, historia po shtrembërohet me qëllim nga qeveria. Duan të na humbasin identitetin tonë”-u shprehën qytetarët.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
