Dy adoleshentë vlonjatë kanë rënë në prangat e policisë, si autorë të vjedhjes së një dyqani në qytet.
Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit A.Z, 17 vjeç dhe F.B, 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se dy të miturit dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.
