Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov njoftoi se kanë goditur pikat ushtarake të Ukrainës në rajonet Zhytomyr dhe Mykolaiv me raketa me precizitet të lartë “Kalibr” dhe “Oniks”.
Konashenkov tha se me raketat lundruese “Kalibr” me precizitet të lartë që janë lëshuar nga deti dje kanë shkatërruar një arsenal të ushtrisë ukrainase në njësinë e vendbanimit Velikiye Korovnitsi në rajonin Zhytomyr.
“Me raketat lundruese ‘Oniks’ kemi shkatërruar një bazë karburanti në jug të Ukrainës në afërsi të Mykolaiv e cila siguronte karburant për njësitë ushtarake të Ukrainës”, tha ai.
Duke ndarë informacionin se sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë kanë goditur edhe avionët luftarakë dhe mjetet ajrore pa pilot të Ukrainës, Konashenkov tha se “Mbi vendbanimin Vishnevoe u goditën 2 avionë Su-25 dhe 1 avion Su-24 si dhe 6 mjete ajrore pa pilot. Përveç kësaj në njësinë e vendbanimit Vasilyevka u shkatërrua një sistem raketor Tochka-U”.
Konashenkov tha se deri më sot janë shkatërruar 267 mjete ajrore pa pilot të ushtrisë së Ukrainës, 207 sisteme të mbrojtjes ajrore, 1.618 tanke dhe mjete të blinduara, 166 multi-raketahedhëse, 662 obusë dhe mortaja si dhe 1.453 mjete ushtarake të veçanta.