Skip to content

“Berisha e ka eklipsuar komplet Komisionin e Rithemelimit”, Andoni: Po punohet me ngut për të marrë autoritetin, kriza do vazhdojë në PD

Analisti Ben Andoni ka dhënë një intervistë për studion e Fax News nëpërmjet një lidhje ‘skype” ku ka folur mbi situatën aktuale në PD pas vendimit të gjykatës ku njihet kuvendi i 11 dhjetorit dhe vendimet e marra në të.

Andoni tha se vendimi nuk mund të paragjykohej, ndërsa theksoi se kishte një lëvizje të “ngutshme” për të marrë autoritetin tek PD dhe se kriza do të vazhdonte të ishte e pranishme pasi nuk shihej një pikë e qartë bashkimi për të dyja kampet.

Pyetje: Si e komentoni vendimin e gjykatës për të legjitimuar Kuvendin e mbajtur në 11 dhjetor?

Andoni: Vendimi i një gjykatë nuk mund të paragjykohet, pavarësisht se po flitet shumë për gjykatësin që ka marrë përsipër dhënien e vendimit. Por për mendimin tim, nuk duhet të kishte një ngut aq të madh sa ka aktualisht nga Komisioni i Rithemelimit për të bërë riorganizim.

Ka një ngut të pasens për të marrë forcën tek partia Demokratike. Ndërkohë që shikoj se zoti Berisha pothuajse e ka eklipsuar komplet Komisionin e Rithemelimit dhe po punohet shpejt për të marrë autoritetin e PD-së. Por shikoj se ndarja është shumë e madhe dhe kriza do të vazhdojë. Retorika ndërmjet dy palëve ka qenë aq e egër sa në këto momente është e pamundur të gjesh një arsye normale bashkimi. Megjithashtë ne duhet të presim më të mirën sepse vendit i duhet një opozitë. Për mendimin tim, përçarja duhet të vazhdojë dhe gjëja më negative që kanë bërë dy dyja kahet është se kanë kruijuar një elektorat “gri” shumë të madh.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb