Skip to content

VIDEO/ Shtëllunga të mëdha tymi në Gjirokastër, marrin flakë materialet e skrapit, zjarrfikësit dhe policia në vendngjarje

Një zjarr ka rënë pak më herët gjatë ditës së sotme në Gjirokastër pranë materialeve të skrapit në pronësi të shtetasit Adi Shehu.

Shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë në vendin ku po kryheshin punime ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale. Si pasojë e zjarrit të shkaktuar, e gjithë zona është “përfshirë” nga shtëllunga të mëdha tymi, duke ndotur ambientin përreth.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb