Skip to content

Sherri masiv në Tiranë, policia jep detajet: Shkak u bë gërvishtja e dy makinave në parkim, 2 persona mbetën të plagosur

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me sherrin e ndodhur sot pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Shkak për sherrin është bërë gërvishtja e dy makinave në parkim.

Për pasojë janë konfliktuar 8 persona, 2 prej të cilëve kanë mbetur të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Njoftimi:

Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale për një konflikt të ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, ju sqarojmë se:

Më datë 27.03.2022, në parkingun në administrim nga shtetasi Y. S., janë gërvishur dy mjete të parkuara dhe janë konfliktuar shtetasit Y. S, O. S., I. K., A. S., me shtetasit F. L., Sh. L., E. L., dhe A. L.

Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin, kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët e konfliktit në komisariat.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar shtetasit Sh. L. dhe A. L., të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb