Skip to content

Abazoviç jua kthen Ulqinin shqiptarëve

Dritan Abazoviç, shqiptari që po bën histori në politikën malazeze, ku në pak ditë pritet të udhëheqë dhe qeverisjen në këtë vend si kryeministër, arriti të rimarrë Ulqinin e dominuar nga shqiptarët. Prej një mandati, ajo udhëhiqej nga një malazez.

URA e tij ka arritur një fitore të madhe në këtë qytet simbol të hapësirave shqiptare në rajon, gjatë zgjedhjeve lokale të së dielës.

Kjo është cilësuar si një fitore e rëndësishme për Abazoviç, i cili tashmë ka fituar 15 këshilltarët nga lista e komunës shqiptare.

Sipas të dhënave paraprake ky koalicion që udhëhiqet nga lëvizja URA e Dritan Abazoviç ka marrë 15 mandate në Këshill i ndjekur nga DPS dhe BS nga 6 mandate.

Ai tha se Ulqini ka kryetar të ri: Omer Bajraktarin.

Abazoviç që ai që arriti të rrëzojë partinë e Gjukanoviçit nga pushteti, pas gati 30 vitesh, duke sjellë në qeverisje opozitën proserbe, por duke i rrëzuar dhe këta në fund, e tani pritet të udhëheqë vetë qeverisjen.