Skip to content

30 familje në Krujë e akuzuan se nuk po u jep shtepitë, reagon ndërtuesi: Janë mashtruar nga Arben Kupi, mua shteti më ka dhënë të drejtë (Shkresa)

Prej disa ditësh rreth 30 familje në Krujë po protestojnë me pretendimin se nuk po marrin shtëpitë e tyre të cilat i kanë blerë vite më parë.

Ata janë shprehur se kanë paguar lekët për blerjen e shtëpisë te ndërtuesi i parë Arben Kupi, dhe pasi ky i fundit ka shpallur falimentin, ndërtuesi i dytë Nikolin Lleshi nuk ua njeh ato.

Lleshi ka reaguar përmes avokatit te tij dhe shprehet se banorët që e akuzojnë atë për mashtrim ai nuk i njeh aspak.

Nikollin Lleshi deklaron se ata janë mashtruar nga ndërtuesi i parë i pallatit, shtetasi Arben Kupi.

Ky i fundit sipas shkresës zyrtare të shpërndarë nga Lleshi është akuzuar për mashtrim nga gjykata e Krujës duke e dënuar me 3 vite burg.

Sipas tij shteti i ka dhënë të drejtë duke rrëzuar edhe pretendimet e tyre.

Lleshi shprehet se ata kanë mashtruar publikisht dhe se po i prishin imazhin.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb