Skip to content

E rëndë në Durrës, disa gra paraqiten në spital me shenja helmimi, punonin në një fabrikë…

Një ngjarje e rëndë raportohen në Durrës, ku disa punonjëse në një fabrikë, janë paraqitur në spital me shenja helmimi.

Mësohet se gratë kanë pësuar asfiksi në një fabrikë që ndodhet përgjatë autostradës Durrës -Tiranë. Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për 5 shtetase të cilat janë paraqitur në spital dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Durrës:
Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb