Deputetja e PD, Ina Zhupa, me anë të një lidhje “skype” ka dhënë një intervistë për emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax Neës ku ka folur lidhur me situatën brenda partisë Demokratike dhe mbi 4 propozimet e bëra nga ajo personalisht për zgjidhjen e krizës.
Zhupa tha se hapat e propozuara nga ajo ishin “neutralë” të inicuara nga situata në PD. Ndër të tjera ajo shtoi se 6 marsi kishte treguar se PD “zrytare” nuk kishte dominancë në elektorat dhe se të dyja grupimet e PD së bashku nuk merrnin më shumë vota se Rama.
Pyetje: Si lindi ideja për këto 4 pika, ishte ide e jotja apo është dikush tjetër prapa teje që të tha :Ina dil ti se je më e pranuëshme?
Ina Zhupa: Në fakt situata brenda PD gjithmonë ka zhvillime çdo ditë pothuajse. Unë si deputete, si person që kam kontakt të përditshëm për bazën e ndjej se është momenti që ne duhet të bëjmë disa hapa nëse e duam realisht bashkimin e PD-së. 6 marsi tregoi dy gjëra, e para që ajo që ishte PD-ja zyrtare apo e vulës që e quajnë, nuk arriti dot të tregonte dominancë në elektorat. Dhe e dyta, të dyja palët bashkë nuk arritën të merrnin vota më shumë se Edi Rama.
Këto hapa të cilat unë i kam propozuar janë “neutrale” të cilat kanë për bazë edhe atë që është parimi i partisë Demokratike.
Hapat e propozuara nga deputetja, Ina Zhupa:
1- Mbledhja e parë e përbashkët, me 52 deputetët e partisë Demokratike,
2- Të zhvillohet vetëm për situatën në PD.
3- Mbledhja e parë të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit në një “tokë neutrale”.
4- Mbledhja të moderohet nga deputetja më e re e grupit parlamentar “Andia Ulliri”.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
