Skip to content

Ushtria ruse godet me raketa depon e naftës në rajonin Rivne të Ukrainës

Ushtria ruse ka goditur me raketa një depo nafte në rajonin Rivne të Ukrainës, njoftuan autoritetet e vendit.

“Armiku organizoi përsëri një sulm me raketa në rajonin e Rivne. Sërish u godit depo e naftës. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave dhe ekipet e laboratorit kimik dolën në vendngjarje”, tha në një deklaratë guvernatori i Rivnes, Vitaliy Koval.

Koval tha se rreziku i sulmit vazhdon dhe paralajmëroi qytetarët të qëndrojnë në strehimore.
Burimi: AA