Deputeti socialist, Erion Braçe nuk ka preferuar që të bëjë komente në lidhje me kërkesën e SPAK, për të arrestuar kolegun e tij Alqi Bllako.
Teksa u pyet nga mediat, në hyrje të kryesisë së Kuvendit, Braçe tha se duhet që drejtësia të lihet të bëjë punën e saj.
Braçe se “komentet do ishin politike, ndaj nuk ia vlen të flasë”. Braçe shtoi se me çështjen duhet të merret drejtësia nga fillimi deri në fund dhe nëse “ndërhyn prishet hetimi”.
“Të merret drejtësia me çështjen nga fillimi deri në fund, të nxjerrë konkluzionet e veta, është e tepër të bëjmë ne komente. Po ndërhymë ne me komente prishet hetimi”, u shpreh Braçe.
A do japë dorëheqjen Bllako?
“Komentet do jenë politike kështu që nuk ia vlen”, përfundoi ai.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
