Kriza në vend është e sajuar nga keq-qeverisja. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë në Shkodër, Albert Tuka. Sipas tij, qytetarët janë përpara 3 armiqve kryesorë.
45% e qytetarëve të Shkodrës janë punëkërkues të papunë shtoi Tuka. Ai paralajmëroi se do të ketë organizime për protesta për abuzimet me çmimet, pasi papunësia po shtohet dita-ditës dhe biznesi i vogël ka prekur krizën më të thellë.
Tuka theksoi se BSPSH Shkodër do të mbështesë protestat e qytetarëve.
Tuka: Kriza ëshë e sajuar nga keq-qeverisja. Viti 2022 do të jetë më i zymtë se 2021 dhe më doli fjala, nga lufta në Ukrainë u keqtrajtua rritja e cmimeve dhe iu fut frika në palcë qytetarëve.
Shqiptarët janë para 3 armiqëve kryesore: qeverinë shqiptare , abuzuesit dhe monopolistës, kanë shkaktuar këtë varfëri që po ndodh në Shkodër. 45 % e shkodranëve janë punë kërkues. Duhet të fillojnë prtesta kundër rritjes së cmimeve dhe abuzimeve. Rama duhet të mbrojë jetën social-ekonomike të qytetarëve.
Të ulen cmimet dhe të mos abuzohet të hiqet tvsh në këto ditë vështir të ulet tvsh e naftës. Është rrit cmimi më shumë se 50-70 % dhe papunësia rritet ditë për ditë.
Unë kam marrë pjesë në protestat që ka organziuar qyteti. Një ndër të ndaluarit nga policia jam edhe unë. Deklarova se protestën nuk e organizuam ne.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
