Skip to content

Arrestimi i Nuredin Dumanit/ “Grupet kriminale kanë mbështetje politike”, Softa: Janë të përfshirë hetues e prokurorë, policia nuk mund të japë më shumë se kaq sepse…

Sot në Faxnews ka qenë i ftuar eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i cili ka folur në lidhje me ngjarjen e djeshme pas disa të shtënave në Elbasan dhe më pas arrestimin e Nuredin Dumanit të plagosur në qytetin e Fierit.

Softa e cilësoi si sukses aksionin e policisë por shtoi se sot grupet kriminale janë të armatosur.

Ai tha se duhet të ketë një ndryshim të strukturave ndërsa shtoi se grupet kriminale kanë mbështetje politike.

Ndër të tjera Softa tha se drejtuesi i Policisë së Shtetit duhet të emërohet nga parlamenti shqiptar dhe jo nga kryeministri.

Pjesë nga biseda:

Softa: “Ishte një makinë BMW të vjedhura, do të thotë që qarkullonte lirshëm me xhama të zinj, armët janë shesheit, njerëzit e krimit janë të armatosur, që nga 97 e armë të tjera.

Policia duhet të reflektojë por kjo duhet të vijë nga ndryshimi i strukturave, policia nuk mund të japë më shumë se kaq, se drejtuesit janë emëruar nga kryeministrat.

Drejtori të emërohet nga parlamenti shqiptar, të marrë një konsesus nga parlamenti dhe jo nga kryeministri. Pa një siguri nuk mund të ketë investime. Unë mendoj se duhet të ishte hapi i pari për sigurinë.

Policia e pati të vështirë, ka bërë një operacion në qendër të banuar, është i vështirë edhe për panikun që krijon te banorët, me gjithë ato forca policie.

Grupet krminale janë të frikshme, kanë mbështetje politike. Janë përfshirë hetues e prokurorë.

Krim është i interesuar te forcat politike, nuk është fitore kapja e një personi, fitore kur të vendoset rendi publik
Duhet ti kthehet besimi publikut.

Në burgje janë gjetur element të ndaluara, edhe në komisariat policie. Elementet e sigurisë duhet të jenë në nivelet e një burgu, ndalimin e disa sendeve”.

/faxweb