Skip to content

Ripërsëritet historia në Torovicë të Lezhës/ Grabiten gjatë natës bagëtitë, banorët: Nuk është hera e parë që ndodh! Me ato jetojmë, nuk kemi të ardhura të tjera

Katër familje në Lezhë kanë rënë pre e grabitjes së bagëtive gjatë natës së kaluar në Torovicë të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në kasolle duke therur në vend disa derra.

Banorët kanë treguar për faxneës se vjedhjet në këtë zonë janë të përsëritura ndërsa policia ende nuk ka arritur që të zbulojë autorët.

“Janë të përsëritura. Policia ka ardhur edhe është krejt e mundshme që të gjenden, i zonës është patjetër. Apeli është që kamera është atje e ti hapin”.

“Kur kam shkuar kam gjetur vendin me gjak. I kane prerë në qafë. S’dime se kur ka ndodhur. Dëmi është se me ato jetojmë, skemi tjetër. Nuk janë marrë masa, I kapin dhe i lëshojnë”.

“Kanë marrë një viç 5 javësh, si kemi bërë keq kujt, ka ndodhur shpesh”.

Rikujtojmë se Torovica është një ndër zonat më të varfëra të qarkut të Lezhës, ku pjesa më e madhe të vetmin burim të ardhurash kanë bagëtitë.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb