Skip to content

“Mos u tallni me pensionistët, nuk blenë dot bukë as ilaçe”, Berisha: Jeni një qeveri si organizatë kriminale, keni mbushur valixhet me para!

Sali Berisha në Kuvend:
Kemi tabllonë Romë të lumturimit që i bën qeveria me propagandë cdo ditë nga mëngjesi në darkë gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra. Po të ishin vetëm këto janë gjysma e të vërtetëts, por kjo qeveri funksionon mbni ju dhe para jush si një organizatë e vërtetë kriminale. Zhvillimet dramatike të javëve të fundit faktuan në mënyrë të pakundërshtueshme se qeveria nga kreu i saj tek nënpunës të tjerë të linjës kanë mbushur valixhet me qindra milionë euro me aferën e inceneratorëve. Përpiqni ti paraqesni këto raste të shkëputura. Por të gjithë ata që dinë kodin penal, neni 28 i kodit ju jeni një mega organizatë kriminale.

Sepse ajo vjedhje është bërë në bashkëpunim dhe kundërshtim total me procedurat që përcakton ligji. Ajo vjedhje është bërë me firma të piramidës dhe objektet nuk janë ndërtuar kurrë. Nëse penalizohen nga drejtësia 20-30 zyrtarë nëse ata të gjithë janë penalizuar sepse kryer vepër penale për të vjedhur, ata në bashkëpunim relizojnë bashkë misionin e tyre, cfarë mund të quhet organizatë kriminale. Janë 30 zyrtarë që janë përfshirë. Po firmat e Bllakos, po firmat e Engjëll Agacit ku janë po firmat e Edi Ramës që firmos prokurime me procedurë të mbyllur që nuk e parashikon ligji. Kryemadhi ju paraqiti dokumenta që ai kishte marrë 27 milionë dollarë të tjera nga Vlora dhe ai shëtit i lirshëm. Ju depozitoni fonde në këtë organizatë kriminale sepse ju jeni vetë, ma thoni cfarë ka organizata kriminale më shumë?! Kjo është kriza. Pensionistët sipas ISTAT ushqimet janë rritur me 7.3%, pensionisti me ato pak lek që merr i shkojnë ushqime dhe ilace, mos u tallni me ata. Sepse pensioni nuk të del për asgjë tjetër.

Asgjë nuk blejnë dot as ushqime as ilace. Sot ata marrin 4 % më pak ushqime. Kush e shkaktoi krizën e energjisë në vitin më të lartë të historisë 2021? Cfarë ndodhi? Kush i zbrazi në mënyrë kriminale digat në muajin gusht-shtator? Në një kohë kur nuk duhen zbrazur kurrë duhet ruajtur si një rezervë për vjeshtën. Për këtë nuk u ndëshkua askush, pse? Sepse është organizatë kriminale, aty është shkelur ligji por nuk e ka bërë vetëm. Njësoj si mekanizmi i inceneratorëve. Nuk kemi asnjë shkak përvec vjedhjes së energjisë elektrike, përse në Kosovës nafta është 1.7 euro dhe këtu 2.4 euro. Zotëria thotë nuk i heq taksat. Ministret janë të paafta”, tha Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb