Me kërkesë të SPAK, socialisti Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin e deputeti duke i hapur rrugën në këtë mënyrë hetimit të lirë si qytetar i zakonshëm.
Menjëherë pas kësaj, Kuvendi i ka dërguar shkresën zyrtare KQZ ku e njofton për krijimin e vakancës pas dorëzimit të mandatit nga ana e deputetit Bllako.
Sot Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-deputetit. Efektivët e policisë kanë shkuar në banesën e Bllakos duke e shoqëruar në polici pasi ai akuzohet për dy vepra penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion” në lidhje me inceneratorin e Fierit.
Pandeli Majko është socialisti favorit për të marrë mandatin e deputetit e lënë nga Bllako. Çfarë thotë Kodi Zgjedhor:
“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”

në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
