Skip to content

Ushtria ruse ka humbur 17.500 trupa, 135 avionë, 131 helikopterë e 616 tanke në Ukrainë

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës publikoi të dhënat për humbjet e ushtrisë ruse midis datave 24 shkurt dhe 31 mars.

Në deklaratën e ushtrisë ukrainase thuhet se janë vrarë 17.500 trupa të njësive ruse që sulmuan Ukrainën, si dhe janë asgjësuar 135 avionë, 131 helikopterë, 614 tanke, 1.735 automjete të blinduara, 311 armë të rënda zjarri, 96 sisteme raketahedhës dhe 54 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkisnin rusëve.

Siç bënë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, forcat ruse kanë humbur në këtë luftë gjithashtu 1.201 automjete, 7 anije dhe skafe të lehta, 75 autobote karburanti dhe 83 mjete ajrore pa pilotë.

Ushtria ruse filloi një ofensivë në Ukrainë më 24 shkurt (2022).
Burimi: Trt Shqip