Skip to content

“Zyrtarët e arrestuar duhet të quhen grup i strukturuar kriminal”, Cakrani shpjegon aferën e inceneratorëve: Janë marrë para për truall, por është “tokë buke”

Avokati Kujtim Cakrani ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” në Fax News ku ndër të tjera, ka folur edhe mbi çështjen e inceneratorëve dhe arrestimet e zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive.

Cakrani shpjegoi të gjithë problemin në mënyrë të thjeshtësuar duke theksuar se i gjithë problemi qëndronte si fillim në faktin se zona ku ishin ndërtuar këta inceneratorë, ishte tokë buke e marrë nga banorët, ndërsa paratë për të merren si “tokë truall”.

Ndër të tjera Cakrani tha se zyrtarët e arrestuar për këto çështje duhet të quheshin gjithashtu “grup i strukturuar kriminal”.

“Pati protesta të mëdha nga fshatarët dhe ata të fundit sot janë me precedentë penalë. Ata ngulmonin ‘mirë tokat që na i morët, por pse na i morët pa lekë”. Sepse ato toka ishin “ar”, ishin toka buke.
Problemi qëndron që kjo nuk është kthyer kurrë në tokë truall; por paratë janë marrë si tokë truall.

Këtu arrestohen 3 veta dhe i quajnë grup i strukturuar kriminal ndërsa kur arrestohen gjithë këto veta këtu quhen shpërdorime detyre. Edhe këta persona duhet të quhen “grup i strukturuar kriminal”– u shpreh Cakrani ndër të tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb