Skip to content

“Na qenka vetëm Alqi Bllako që ka shpërdoruar detyrën, i ka dalë boja”/ Kola: Ku ishte Ministria e Financave, duhet të monitoronte…

E ftuar në studion e emisionit ‘Të Vaksinuarit’ në Fax News, avokatja Margarita Kola tha se bëhet fjalë për para publike të vjedhura dhe Ministria e Financës që duhet të monitoronte Inceneratorët nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Sipas Kolës çështja është akoma më e thellë nëse shtrohen pyetjet se a duheshin këto 3 Inceneratorë në vendin tonë, ndërkohë që ka shumë gjëra të tjera që mund të bëheshin.

Ajo thekson ndër të tjera se dhe puna nga ana e organeve të drejtësisë nuk është cilësore.

Kola: Janë në lojë paratë publike, të taksave të mia dhe do doja të kishte dhe të tjerë sepse është vetëm maja e ajsbergut. Prokuroria me burimet e saj nis hetimin dhe pastaj vendos për urdhër arrestet. Pse duhen këto diskutime kaq të mëdha në komisione, është një traditë e keqe që po krijohet dhe akoma SPAK nuk ka krijuar besim te njerëzit.

Unë nga informacionet që kam, nuk ka pasur deri vonë një vendim të Gjykatës së Posaçme por prokuroria ka të drejtë të nxjerrë urdhër arresti dhe të bëhet verifikimi. Ministria e Financës duhet të monitoronte, pse nuk e zënë në gojë?

Ky është partneriteti publik ka rezultuar, pa privat sepse lekët po i jep buzheti I shtetit. Ku është ministria për paratë, këtu s përmend asgjë njeri. Na qenka vetëm Alqi Bllako sipas tyre që ka shpërdoruar detyrën. Kësaj i ka dalë boja.

Pse patëm nevojë ne si shoqëri në këtë moment për 3 partneritete?Pra i teket dikujt të bëjë diçka në Shqipëri dhe njerëzit nuk pyeten, a na duheshin ne këto. A mos na duhej ndonjë hekurudhë, rrugë a ndonjë shkollë. 3 të tilla për një vend të vogël, hapte rrugë ardhjes së mbetjeve nga jashtë.

Akoma nuk po formulohet mirë akuza, nga ana cilësore dhe si rezultat mos ngritjes në rregull të akuzës nga ana e prokurorisë këta shpëtojnë.

Nëse pretendojmë se po rregullojmë sistemin e drejtësisë, ateherë duhet të jetë cilësore, duhen prova, Gjykata nuk mund të bëhet noter i SPAK-ut.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb