Skip to content

Policia “blindon” spitalin e Traumës, pritet t’i komunikohet masa e sigurisë Nuredin Dumanit (VIDEO)

Në spitalin e Truamës pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Nuredin Dumanit, i akuzuar për dy vrasjet e ndodhura në mars të vitit 2020.

Në spitalin e Traumës në Tiranë bie në sy prezenca e madhe e forcave të policisë të cilat kanë “blinduar” zonën duke shtuar akoma edhe më shumë masat e sigurisë. Në spital sapo ka mbërritur prokurori i cështjes, gjyqtarja dhe avokati mbrojtës i Dumanit.

Ditën e sotme në orën 15:00 Gjykata e Elbasanit vendos masën e sigurisë për Nuredin Dumanin i cili akuzohet për të paktën 7 vrasje. Gjyqtarja e çështjes është Matilda Fetau, ndërsa prokurori Kreshnik Ajazi.

Dumani ndodhet në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë për shkak se ishte i plagosur dhe u detyrua të kryente një ndërhyrje kirurgjikale. Dumani ka marrë dy plumba si pasojë e armës së zjarrit, njërin në shpatull, dhe tjetrin në mushkëri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb