Skip to content

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: Ushtria ruse shkatërroi 15 aeroporte

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi se forcat ushtarake ruse kanë shkatërruar 15 aeroporte në vend.

Ushtria ruse ka lëshuar gjithsej 1.370 raketa në Ukrainë që nga fillimi i luftës, thuhet në njoftim.

Në sulme kanë humbur jetën 148 fëmijë, ndërsa më shumë se 10 milionë ukrainas u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës.

“Rusia ka shkatërruar 15 aeroporte në Ukrainë. Pushtuesit po ushtrojnë brutalitet çdo ditë. Ne nuk do ta falim këtë”, theksohet më tej.

Në një njoftim të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Qymyrit të Ukrainës thuhet se nuk ka energji elektrike në 1.339 vendbanime të vendit.

Përpjekjet në këtë drejtim po vazhdojnë dhe thuhet se më shumë se 71 mijë njerëz arritën të rivendosin energjinë elektrike në rajonet e Kievit, Donetsk dhe Sumy si dhe në Kharkiv, Mykolaiv, Zhytomyr, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Të paktën 338 mijë konsumatorë kanë mbetur pa gaz.