Skip to content

Atentati në Elbasan, Gjykata lë në burg Nuredin Dumanin

Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për Nuredin Dumanin, i cili dyshohet se është autor i atentatit në Elbasan tre ditë më parë, ku ai vetë mbeti i plagosur.

Vendimi për të është dhënë në spitalin e Traumës, ku Numani ndodhet i shtruar për shkak të plagëve të marra.

Më herët atij iu komunikua një tjetër masë e arrestit me burg në lidhje me vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ku Numani është si autor i dyshuar.

Aktualisht Nuredin Dumani ndodhet në spitalin e Traumës ku po trajtohet nga mjekët pasi mbeti u plagosur në përplasjen me armë ku u përfshi para 4 ditësh në Elbasan me synimin për të eleminuar Talo Çelën.

Rikujtojmë se Nuredin Dumani u arrestua në qytetin e Fierit pak orë pas atentatit në Elbasan. Ai fshihej prej ditësh në këtë qytet ndërsa në momentin e arrestimit shoqërohej nga një vajzë nga Kosova, e cila tashmë është arrestuar.

Ndaj saj rëndojnë akuzat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb