Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini, në konferencën e Komitetit të Ekspertëve, bëri thirrje për rritjen e shifrave të vaksinimit në vendin tonë, që me të dy dozat, nuk e kalojnë as shifrën e 50%.
Sa i takon rasteve ditore ato mbeten të ulëta, fakt ky që konfirmohet dhe numri i pakët i shtrimeve spitalore.
Eugena Tomini:
Është reflektuar një ulje e të shtruarve në spitalet Covid, sa i përket rasteve javore, ka një mesatare 46.6 raste ditore. Një nga indikatorët është pozitiviteti i testimeve, që ka pësuar një rënie në 5.5%.
Mbulesa vaksinale me të dyja dozat në vendin tonë është 48.5%, i bëj thirrje të gjithë popullatës së pavaksinuar, dhe atyre që nuk kanë marrë dozat booster, të vaksinohen.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur në mbledhjen e sotme, që të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 personave, për grumbullimet në aktivitete të ndryshme
Por Mira Rakacolli bëri me dije se mbetet në fuqi përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
