GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish-depytetin socialist Alqi Bllako.
Vendimi është dhënë në një seancë me dyer të mbyllura, ku Faxweb.al ka arritur që të sigurojë dhe një foto të Bllakos, brenda kafazit të qelqtë.
Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, lidhur lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.
Bllako shkoi në drejtorinë e Tiranës rreth orës 2:15 dhe pas veprimeve në 3:30 të mengjesit të djeshëm u bë ekzkekutimi i urdhër ndalimit.
Në komisariat Bllako u paraqit i vetëm, i pa shoqëruar nga familjarët apo avokati i tij mbrojtës. Referuar dosjes, Prokuroria e posaçme kërkon arrestimin e deputetit të partisë socialiste Alqi Bllako me dyshimin se ka marrë në formë rryshfeti 150 milionë lekë për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.
Sipas hetimeve këtë shumë parash, deputetit socialist e ka marrë nga kompania “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k. duke paguar fiktivishit babain e tij Edmond Bllako, që rezulton i punësuar në Inceneratorin e Tiranës.
Spak akuzon gjithashtu Bllakon se ka falsifikuar dokumentat për inceneratorin e Fierit në kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin, Lefter Koka dhe kryetarin e komisionit të shpronësimeve Pëllumb Abeshi .
Ata kanë ndryshuar destinacionin e sipërfaqes së tokës ku u ndërtua inceneratori nga tokë arë në tokë truall duke i shkaktuar një dëm ekonomik buzhetit të shtetit prej 16 288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë.”
Gjithashtu si prova të reja SPAK ka paraqitur edhe tre udhëtime që ish deputeti ka bërë ne kohë të ndryshme me biznesmenin Klodian Zoto që ka fituar koncesionarin e Fierit./Faxweb.al
…
/faxweb
