Ish drejtori i Policisë, Arben Hajdarmataj ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit, Nuredin Dumani.
Me anë të një lidhje “skype”, Hajdarmataj është shprehur se policia kishte dështuar për të parandaluar ngjarjen. Sipas tij, nuk ka justifikim fakti që një person i shumëkërkuar si Dumani, lëvizte i armatosur me makinë nëpër akset kryesore të vendit pa u kapur.
Hajdarmataj: Policia ka dështuar në pjesën e parandalimit. Si ka mundësi një person i shumëkërkuar lëviz në akset kryesore me makinë me targa të vjedhura dhe me shishe benzine brenda saj. Të ishte për policinë do kishte pasur tjetër vrasje. Në aspektin e parandalimit, do e kritikoja policinë.
Për t’u përgëzuar është vetëm momenti i arrestimi i autorit të ngjarjes pavarësisht faktit sesi autori ka lëvizur nga Elbasani për në Fier pa u zbuluar. Kjo të lë të kuptosh se aty mund të kenë qenë dy makina që e kanë shoqëruar Dumanin.
Pyetje: Pas arrestimit të Dumanit, pamë një lumturi në rradhët e policisë dhe një deklaratë në orët e para të mëngjesit….
Hajdarmataj: Komunkimi është gjë pozitive. Unë jam pak skeptik në kuptimin e mediatizimit të situatës, për të marrë atribute ose për të bërë sikur ishin aty pararojë dhe e zbuluan. Mendoj se prokuroria në këtë rast ka pasur një rol të madh. Nëse flitet se vendndodhja e tij është identifikuar me anë të një telefonate anonime për të kërkuar ndihmë, mos të harrojmë se është prokuroria që bën përgjimet e telefonave. Më pas policia në bashkëpunim me ta bën arrestimin në flagrancë të personit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
