Një telefonatë ka alarmuar policisë, mbrëmjen e kësaj të henë ku është njoftuar se një person në rrugën “Shefqet Musaraj” është plagosur një shtetas.
Ndërkohë bëhet me dije se policia është nisur për në vendin e ngjarjes për të bërë verifikimin e informacionit.
Në njoftimin e policisë bëhet me dije se mbrëmjen e kësaj të hëne në një lokal në rrugën “Shefqet Musaraj”, shtetasi L. L., rreth 35 vjeç (pronari i lokalit) për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, i cili gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore pronari i lokalit, shtetasi L. L., dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit tjetër të përfshirë në konflikt.
