Në kuadër të Ditës Kombëtare pa makina në Durrës boshatisen Bulevardet, por mbushen rrugët kryesore.
Prej orës 9:00 – 15:00 në qytetin e Durrësit është ndaluar qarkullimi i mjeteve në akset:
Bulevardi Dyrrah – Rruga “Grigor Durrësi”, Rruga “Aleksandër Goga” nga Mauzoleumi i Dëshmorëve – Bulevardi “Epidamn” deri tek Torra Veneciane.
Në çdo hyrje-dalje dhe kryqëzim të këtyre akseve janë vendosur patrulla policie të cilat ndalojnë kalimin e mjeteve.
Ndërkohë në rrugët e tjera qarkullimi i automjeteve vijon i pandërprerë, e në disa raste ka trafik. Kalimtarët jashtë kamerave janë shprehur të kënaqur për ndalimin e qarkullimit të mjeteve në qendër të qytetit pasi ka një sërë benefitesh, ndërsa përdoruesit e mjeteve të pakënaqur pasi për të vijuar qarkullimim e tyre të përditshëm i duhet të përdorin rrugë të tjera më të gjata e përpasoj të shpenzojnë më shumë karburant në këtë kohë krize.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
