Skip to content

“Edi Ramën e kam pritur në 2009 kur të tjerët kishin frikë”, flasin dy të proceduarit për protestën te Sheshi i Flamurit: Do mblidhemi sërish të enjten, po tentojnë zhbërjen e kombit shqiptar

Ditën e sotme policia e Vlorës ka proceduar penalisht 4 prej proitestusve që dolën kundër vendimit të qeverisë për shdërimin e Sheshit të Flamurit në një terminal autobuësh.

Ata janë cilësuar nga policia si organizator të protestës që u mbajt ditën e djeshme në qytetin bregdetar.

2 prej protestuesve të proceduar Arben Abazaj dhe Ornold Bazaj kanë folur sot për mediat ku shprehen se do të protestojnë sërish ditën e enjte më datë 7 prill.

“Unë do të doja të isha organizatori, po jo është protestë e ndërgjegjes qytetare, për procedimin penal sot e mora vesh dhe ky është lajmi që kemi polici ku burgjet janë plot dhe krimi mbush rrugët zyrat, parlamentin, qeverinë, kisha besuar që nuk kemi polici që ia paska fut kot fare.

Po do vazhdojmë e kemi lënë për të enjten, me të njëjtat kërkesa dhe transparencë për cdo lekë që hidhet në shesh.

Nuk kam frike kur vendin e qeverisë kjo lloj monster hajdutësh që po dalin përditë dhe po përfundojnë në qeli. Nuk jam pjesë e PD, unë jam i majtë o zotëri dhe unë e kam prit në vitin 2009  kur të tjerët kishin frikë ta takonin. Ka një tendencë për zhbërjen e kombit shqiptar, pasi po e shpopullojnë nga njerëzit po i prishin simbolet, mund ti futen kalasë së gjuhës shqipe”- u shpreh njëri prej të proceduarve.

“Jam njoftuar nga postimet e mediave, kam bërë detyrën time si qytetar. Po unë kam bërë postime në rrjete sociale që do marrë pjesë në protestë. Duke pyetur edhe njerëzit në shesh do të mblidhemi më datë 7 prill në orën 11. Nuk ka nevojë për fjalë.  Unë nuk di asgjë, vetëm komentet në mediat sociale, ka shumë opsione ndaj e quaj detyrim nga instancat të dalin e të bëjnë transparencë. Nuk ka pasur konsultim publik.  Mos zbatoni urdhërat e palaçove politikanë”– u shpreh protestuesi tjetër.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb