Deputeti Tritan Shehu në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, ka ripërsëritur thirrjen e tij që Kuvendi të miratojë një rezolutë që dënon krimet e luftës në Ukrainë.
Shehu tha se Shqipëria duhet të dënojë krimet e luftës në Ukrainë, ndërkohë që interesi i gazetarëve në pyetje ishte tjetërkund.
Ata e pyetën Shehun në lidhje me takimin e Alibeajt me ambasadoren Yuri Kim, teksa kjo e fundit njeh si kryetar të komanduar të PD-së deputetin.
Shehu tha se gjatë ditës së sotme nuk do të donte të ndalej në gjëra ‘sekondare’.
“Shiko unë sot kam ardhur që të diskutoj për këtë çështje, dhe të mos përhapem në lajme sekondare. Ka vend për diskutime kjo çështje tjetër që ju më pyetët. Parësore është rreshtimi i Shqipërisë në krah të aleatëve, për të dënuar me rezolutë atë që është duke ndodhur në Ukrainë”, u shpreh Shehu.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
