Skip to content

Prezenca e dy varianteve të Omicron në vend, Erion Dasho: BA2 është 30 % më i transmetueshëm se BA1, është i destinuar të bëhet dominues

Sot në Faxnews ka qenë në një lidhje “Skype” mjeku Erion Dasho, i cili foli në lidhje me variantet e reja të Omicron, prezenca e të cilëve është konfirmuar në vendin tonë sot nga ISHP.

Ai tha se varianti BA1 është më i transmetueshëm se ai BA1 dhe është i destinuar të bëhet variant dominues.

Më tej ai shtoi se personat e vaksinuar infektohen me simptoma më të lehta në krahasim me personat e pavaksinuar ndërsa shtoi se Shqipëria e ka shmangur rrezikun e pandemisë që në pranverën e vitit të kaluar.

Erion Dasho: Varianti BA2 ka pësuar shumë ndryshime në krahasim me BA1, është pjesë e nën varianteve të Omicron, ishte shumë i transmetueshëm rreth 30%. Është i destinuar të bëhet variant dominues.

Fillimisht të dhënat nga eksperimentet në kafshë kishte rrezik pasi shkalla e shkatërrimit ishte më e shpejte së BA1, se do të ishte klinikisht më i rëndë se të mëparshmet, në popullatën njerëzore nuk u verifikua ajo frikë nga eksperimentet te kafshët.

Në Gjermani nuk ndodh kjo, pasi autoritetet nuk i kanë forcuar masat por madje i kanë lehtësuar, prej një jave është hequr detyrimi për të mbajtur maskën, edhe pse një pjesë e tyre i mbajnë, e detyrueshme është në spitale, transport urban por jo në supermarkete.

Shumë vende kanë ndjekur masat lehtësuese. Në Shqipëri fushata e vaksinimit ka një pikëpyetje të madhe mbi efektshmërinë e saj. Edhe personat që janë ekspozuar nga një nga variantet e Covid-19, riinfektimi kalon në shenja të lehta dhe rreziku është më i ulët.

Shqipëria është një rast fatkeq, ku kemi nje qeveri dhe ministri që vazhdojnë me kokëfortësi që i mëshojnë tezës se politikat e tyre kanë qënë të drejta. 

Nuk njihet dështimi që kanë pasur për menaxhimin e pandemisë. U bëj thirrje qytetarëve të vaksinohen, në pranverën e vitit të kaluar Shqipëria e ka shmangur rrezikun e pandemisë.

/faxweb